U shpallën të humbur për tre ditë, marinarët gjenden të bllokuar në ishull

Bota

U shpallën të humbur për tre ditë, marinarët gjenden të bllokuar në ishull

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:03
Burrat kishin tre ditë që ishin shpallur të humbur dhe janë gjetur në ishullin Pikelot

Tri marinarë të zhdukur janë shpëtuar nga një ishull i vogël i Oqeanit Paqësor, pasi kishin shkruar në rërë një shenjë gjigante “SOS”.

Burrat kishin tre ditë që ishin shpallur të humbur dhe janë gjetur në ishullin Pikelot, nga aeroplanët australianë dhe amerikanë, të cilët kishin evidentuar shënimin në rërë.

Forcat e Mbrojtjes Australiane thanë se burrat u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shtuan se ata i ofruan burrave ujë dhe ushqim.
“Ndihem krenar për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga të gjithë anëtarët e ekuipazhit.

Ne përmbushim me seriozitet dhe devotshmëri të gjitha detyrat që na ngarkohen kudo nëpër botë”, u shpreh Kapiteni australian Terry Morrison.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat