Shpërthimi shkatërrues në Bejrut, shkon në 100 numri i viktimave - detajet e fundit

Bota

Shpërthimi shkatërrues në Bejrut, shkon në 100 numri i viktimave - detajet e fundit

Nga: Bota sot Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:39
Shpërthimi në Bejrut

(E plotësuar) - Ka shkuar në 100 numri i të vdekurve nga një nga shpërthimet më të fuqishme në botë gjatë paqes, në Bejrut.

Shpërthimi ka lënë më shume se katër mijë të plagosur të tjerë në gërmadha në pjesën më të madhe të kryeqytetit libanez, raporton Daily Mail, përcjell Bota sot.

Më shumë se 2,750 tonë nitrat amoniumi, shpërtheu kur një zjarr i ndezur siç duket nga një saldator u përhap në magazinën ku ishte ruajtur për gjashtë vjet.

Shpërthimi, ishte aq i fuqishëm, saqë u dëgjua madje edhe 125 milje larg në Qipro.

Shpëtimtarët punuan gjatë natës deri në mëngjes të mërkurën në një vend që tashmë tërhiqej nga kriza e tij më e rëndë ekonomike në dekada.

***

Libani është në zi pasi një shpërthim i madh në kryeqytetin Beirut vrau të paktën 78 njerëz dhe plagosi më shumë se 4,000 të tjerë të martën.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, i cili filloi me një zjarr në portin që shpërtheu në një re kërpudhe, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet.

Image

Ai caktoi një takim urgjent të kabinetit për të mërkurën dhe tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dy-javore.

Vendi do të ketë një periudhë zyrtare zie për tre ditë nga e mërkura.

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë - 66 milionë dollarë) fonde të urgjencës.

Image

"Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe", tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për mediat lokale. "Ka viktima dhe viktima kudo", tha ai.

Punëtorët e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja dhe numri i vdekjeve pritet të rritet.

Image

***

Dy shpërthimet masive në Bejrut kanë shkaktuar shumë viktima. Ministri libanez i Shëndetësisë Hamad Hassan u shpreh për më shumë se 70 të vdekur dhe 3.700 të plagosur. Sipas Ministrisë së Jashtme në Berlin të plagosur ka pasur edhe nga radhët e punonjësve të ambasadës gjermane në Bejrut dhe ndërtesa në të cilën ndodhet ambasada gjermane është dëmtuar.

Shpërthimet ndodhën në zonën e portit dhe shkaktuan ndërprerjen e energjisë në shumë zona të qytetit. Media lokale botuan fotografi të viktimave dhe njerëzve që kanë ngecur nën rrënoja. Ushtria libaneze ndihmoi për transportimin e të plagosurve në spitale. Nga qytetarët u kërkua të dhurojnë gjak.

Gazetari i DW, Razan Salman, njoftoi me telefon nga Bejruti se spitalet tani janë plotësisht të mbingarkuara dhe se në rrugët pranë spitaleve ka pasur skena katastrofike. Po ashtu gazetarët njoftojnë se në portin e Bejrutit kishte marrë flakë një anije.

Image

Shkaku i shpërthimeve është ende i paqartë. Sipas autoriteteve të sigurisë shpërthimet e fuqishme në Bejrut mund të jenë shkaktuar nga lëndë eksplozive të vjetra që ruheshin në një depo në port. Shefi i sigurisë, Abbas Ibrahim, tha se në një nga depot e portit qenë depozituar "lëndë tepër eksplozive që ishin konfiskuar disa vite më parë" dhe me sa duket ato kanë shpërthyer. Fjala është për rreth 2750 ton nitrat amoni. Ai tha po ashtu se është ndërprerë edhe kontakti me zjarrfikësit që u nisën për në vendin e ngjarjes për të shuar zjarret që kishin shpërthyer.

Kryeministri, Hasan Diab, njoftoi se personat përgjegjës për fatkeqësinë do të "nxirrenë përpara përgjegjësisë" dhe "të paguajnë çmimin". Në një fjalim televiziv ai kërkoi gjithashtu ndihmë nga të gjitha vendet aleate.

Krizë e thellë ekonomike dhe mosmarrëveshje politike

Libani po përjeton aktualisht krizën e tij më të thellë ekonomike që nga lufta civile që përfundoi në vitin 1990. Ministri i Jashtëm Nassif Hitti njoftoi të hënën dorëheqjen në shenjë proteste kundër mungesës së vullnetit të kolegëve të tij për reforma. Nëse qeveria nuk zbaton reformat e kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Libani kërcënon të bëhet një "shtet i dështuar", paralajmëroi Hitti. Libani po negocion prej dy muajsh me FMN për fonde urgjentisht të nevojshme. Pasojat e pandemisë së Coronës e kanë përkeqësuar krizën.

Shpërthimet në Bejrut ndodhën gjithashtu vetëm disa ditë para se një gjykatë speciale në Hagë të shpallë të premten vendimin për atentatin vdekjeprurës ndaj ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri. Për atentatin ndaj politikanit sunit, gjatë të cilit u vranë edhe 21 vetë të tjerë, janë akuzuar katër anëtarë të milicisë shiite Hezbollah. Gjyqi zhvillohet në mungesë të të akuzuarve.

Image
Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat