Qytetarët e Melbournet po sulmojnë policët, nuk po pranojnë të karantinohen

Bota

Qytetarët e Melbournet po sulmojnë policët, nuk po pranojnë të karantinohen

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 08:07
Melbourn

Autoritetet në qytetin australian të Melbournet kanë paralajmëruar një rritje numrit të qytetarëve që, ndonjëherë me dhunë, rezistojnë ndaj masave të karantinës.

Në një rast të tillë ishte edhe kur një grua shkelmoi disa herë në kokë një polic që ishte i shtritë në dysheme, shkruan BBC.

Autoritetet kanë rritur gjobat për shkelje të përsëritura të urdhrit kufizues pasi Melbourne po kalon nëpër valën e dytë të pandemisë COVID-19.

Muajin e kaluar, më shumë se nëntë mijë raste të infeksionit u raportuan në shtetin federal të Victorias.

Ndryshe, Australia deri më tani ka raportuar se 232 njerëz kanë ndërruar jetë nga komplikimet e lidhura me coronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat