Kina raporton 27 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë vdekje

Bota

Kina raporton 27 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë vdekje

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:56
Foto Ilustrim

Kina ka raportuar 27 raste të reja me koronavoirus që janë shfaqur ditën e martë.

Kjo thuhet se është një shenjë e zvogëlimit të të dhënave që së fundmi shënuan rritje, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, transmeton Klan Kosova.

Pesë nga rastet e reja janë të importuara nga jashtë, kurse 22 prej tyre janë transmetuar në krahinën e Xinjiang. Para se gjithash nuk ka pasur asnjë viktimë të regjistruar.

Ndërkaq janë raportuar 24 raste simptomatike, të cilat janë numëruar ndaras.

Kina ka në total 88 mijë e 206 raste të të infektuarve me katër mijë e 676 vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat