Mbi 50 mijë veta firmosin peticionin ku i bëjnë thirrje Francës të marrë nën kontroll Libanin

Bota

Mbi 50 mijë veta firmosin peticionin ku i bëjnë thirrje Francës të marrë nën kontroll Libanin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:00
Macron në Bejrut

Një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës ka mbledhur më shumë se 50 mijë firma brenda 24 orëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Bejrut gjatë së enjtes për të treguar mbështetjen e Francës për ish-koloninë e saj pas shpërthimit të fuqishëm e shkatërrimtar në Bejrut.

“Qëkur u largua Franca, vendi ka pësuar vetëm rënie, me luftë civile dhe krizë ekonomike, politike dhe kufitare”, thotë një prej firmëtarëve të peticionit për Euronews.

“Libani nuk ka një strategji ekonomike”, tregon një tjetër firmëtar i cili kërkoi të qëndronte anonim. “Njerëzit jetojnë nga dita në ditë duke u përpjekur të mbulojnë me plagët e thella të së  tashmes me fasha”.

Lidhjet e ngushta të Francës dhe Libanit

Në fund të Luftës së Parë Botërore, Libani u vendos nën administrimin e ushtrisë franceze, përpara se Liga e Kombeve t’i jepte Francës mandat zyrtar për Libanin, Sirinë në 1923.

Në vitin 1945, territori i Libanit u mor nën kontrollin e Francës së Lirë.  

Nën presionin e Britanisë, përfaqësuesi francez Gjeneral Catroux deklaroi pavarësinë e Libanit dhe Sirisë.

Qeveria e Francës së Lirë me në krye Charles De Gaulle, nuk pranoi të hiqte dorë nga ky rajon dhe vendosën që të mbajnë zgjedhje në 1943, të cilat sollën fitoren e nacionalistëve.

Qeveria e re prezantoi ndryshime kushtetuese të cilat synonin të largonin influencën që kish mbetur nga Franca.

Të pakënaqur me legjislacionin e ri, Franca arrestoi thuajse gjithë qeverinë e vendit së bashku me presidentin, e cila solli një kryengritje të madhe si dhe një ndërhyrje diplomatike nga pala britanike.

Francezët transferuan sërish pushtetin tek qeveria dhe vendi shpalli pavarësinë më 22 nëntor 1943.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat