Ngjarje e mrekullueshme: Prindërit gjejnë djalin që u rrëmbye 32 vjet më parë

Bota

Ngjarje e mrekullueshme: Prindërit gjejnë djalin që u rrëmbye 32 vjet më parë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:07
Mao Yin me djalin

Një çift kinez është bashkuar me fëmijën e tyre pas 32 vjetëve, pasi që u ishte rrëmbyer në një hotel në vitin 1988.

Mao Yin ishte rrëmbyer kur ishte 2 vjeç, gjersa babai i tij ishte ndalur për t’i marrë ujë rrugës nga çerdhja për në shtëpi, shkruan BBC-ja.

Familja kërkoi brenda dhe jashtë qytetit Xian ku ndodhi ngjarja dhe u vendosën shumë afishe rreth qytetit. Në një moment, prindërit menduan se e kishin gjetur, por kjo kishte qene vetëm një shpresë e rrejshme.

Nëna e tij kishte lënë punën për të kërkuar të birin dhe kishte shpërndarë më shumë se 100.000 afishe në më shumë se 10 provinca dhe komuna të Kinës, por pa sukses.

Brenda viteve ajo kishte dalë në shumë programe televizive kineze duke kërkuar ndihmë, por e gjitha kishte përfunduar pa sukses.

Në vitin 2007, Li filloi të bënte pune vullnetare me një grup që quhet “Baby Come Back Home”, për t’i ndihmuar prindërit e tjerë që t’i gjejnë fëmijët e tyre të humbur.

Sipas mediave shtetërore, ajo kishte ndihmuar 29 familje që të bashkohen me fëmijët, gjersa i biri i saj ende ishte i zhdukur.

Në muajin prill, policia mori rr një informatë për një njeri nga provinca Sichuan, i cili kishte adoptuar një bebe shumë vite më parë.

Policia e gjetën fëmijën e adoptuar, tashmë 34-vjeçar dhe pas testeve të ADN-së, doli se ishte i Mao Zhenjing dhe Li Jingzhi.

Policia tha se fëmija i ishte shitur një çifti pa fëmijë për 840 dollarë.

Rrëmbimi dhe trafikimi i bebeve ka qenë një problem në Kinë për dekada me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat