Përmbytjet u shkatërruan shtëpitë, banorët e presin të lumtur Kim Jong Un me veturën luksoze

Bota

Përmbytjet u shkatërruan shtëpitë, banorët e presin të lumtur Kim Jong Un me veturën luksoze

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 00:53
Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon Un, ka urdhëruar zyrtarët e tij të dërgojnë ushqime dhe të sigurojnë strehim për qindra familjet që humbën shtëpitë e tyre nga përmbytjet, raporton agjencia e lajmeve KCNA.

Shirat e dendur në gadishullin Korean sollën përmbytje të mëdha për të dy Koretë, atë të Jugut dhe atë të Veriut brenda pak ditëve.

Shqetësimi është rritur për shkatërrimin e të mbjellave në Korenë e Veriut, pasi përbën një potencial të madh për furnizimin e zonës me ushqime.

“Është prioritet i rëndësishëm fakti që t’u sillen materiale dhe komoditete për të fjetur natën, ilaçe dhe çfarëdo lloj nevoje për njerëzit e prekur,” tha Kim Jong Un.

Edhe pse të përmbytur, kur Kim Jong Un shkoi me veturën e tij luksoze për të vizituar, banorët ato u shfaqën të lumtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat