11 viktima, përfshirë tre fëmijë, nga zjarri në një ndërtesë banimi në Çeki

Bota

11 viktima, përfshirë tre fëmijë, nga zjarri në një ndërtesë banimi në Çeki

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 09:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Republikës Çeke është duke i hetuar rrethanat e një zjarri, nga i cili mbetën të vdekur 11 persona, përfshirë tre fëmijë.

Zjarri shpërtheu të shtunën pasdite në një ndërtesë të banimit kolektiv në qytezën Bohumin.

Ky zjarr është cilësuar si më i rëndi në historinë e shtetit të Evropës Qendrore, shkruan BBC.

Gjashtë persona vdiqën nga zjarri, ndërsa pesë të tjerë pasi kërcyen nga ballkoni i katit të njëmbëdhjetë, duke u munduar të shpëtojnë nga flakët.

Për më tepër, dhjetë persona, përfshirë dy zjarrfikës dhe një polic, pësuan lëndime.

Guvernatori i rajonit Moravia-Silesia, Ivo Vondrak, tha se zjarri duket se është shkaktuar qëllimisht.

Sipas dëshmitarëve, një burrë u prangos nga policia pasi pranoi me qetësi se e ka shkaktuar zjarrin.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Humacek, tha se kjo është një tragjedi e madhe, që duhet se paraqet kulmin e një konflikti të gjatë mes fqinjëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat