Qëndroi ‘i heshtur’ për katër shekuj, por jo më – shpërthimi i radhës i vullkanit në Indonezi, materialet vullkanike arrijnë deri në 5,000 metra lartësi - Bota Sot
Qëndroi ‘i heshtur’ për katër shekuj, por jo më – shpërthimi i radhës i vullkanit në Indonezi, materialet vullkanike arrijnë deri në 5,000 metra lartësi

Bota

Qëndroi ‘i heshtur’ për katër shekuj, por jo më – shpërthimi i radhës i vullkanit në Indonezi, materialet vullkanike arrijnë deri në 5,000 metra lartësi

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:25
Foto vullkani

Një “shpërthim” i malit Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ndodhi të hënën, duke dërguar në qiell një “grumbull” me materiale vullkanike deri në 5,000 metra lartësi.

Sipas mediave të huaja, për fat të mirë nuk ka pasur viktima ose të lënduar nga shpërthimi, kanë thënë autoritetet.

Gjithsesi, fshatarëve u është thënë që të qëndrojnë 5 kilometra nga “goja” e kraterit dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e lavës.

Ndryshe, rreth 30,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë rreth malit në vitet e fundit.

Madje, siç thuhet më tej, një shtresë e trashë e hirit mbuloi disa fshatra deri në 20 kilometra.

Vullkani, një nga dy që po shpërthen aktualisht në Indonezi, ishte i fjetur për katër shekuj përpara se të shpërthejë në vitin 2010, duke vrarë dy njerëz.

Një tjetër shpërthim në vitin 2014 vrau 16 njerëz, ndërsa shtatë vdiqën në një shpërthim të vitit 2016.

Sinabung është ndër më shumë se 120 vullkanet aktive në Indonezi, i cili është i prirur për “trazirat sizmike” për shkak të vendndodhjes në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat