OBSH ‘thyen heshtjen’ pas njoftimit të Rusisë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit - Bota Sot
OBSH ‘thyen heshtjen’ pas njoftimit të Rusisë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit

Bota

OBSH ‘thyen heshtjen’ pas njoftimit të Rusisë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:56
ilustrim

Pasi Rusia njoftoi se kishte gati vaksinën kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po diskutonin me autoritetet e Moskës për zyrtarizim të mundshëm paraprak të vaksinës së aprovuar rishtazi nga Moska.

 “Mund të them se jemi në kontakt të ngushtë më autoritetet shëndetësore në Rusi dhe diskutimet po vazhdojnë lidhur me zyrtarizmin e mundshëm paraprak të vaksinës”, deklaroi  Tarik Jasarevic,  zëdhënës i OBSH.

Gjithësi, zyrtari theksoi edhe se “zyrtarizimi paraprak i çdo vaksine, përfshin vlerësime rigoroze të të dhënave mbi sigurinë dhe efikasitetit e nevojshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat