Izraeli 'fut në sherr' Erdoganin me Emiratet Arabe, presidenti turk acarohet nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Trump

Bota

Izraeli 'fut në sherr' Erdoganin me Emiratet Arabe, presidenti turk acarohet nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Trump

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:48
Presidenti i Turqisë Erdogan

Turqia pritet të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi shteti arab njohu zyrtarisht Izraelin si shtet, duke vendosur marrëdhënie diplomatike.

Reagimi i ashpër erdhi sot nga Presidenti i Turqisë Erdogan, i cili se do t’i kërkojë Ministrisë së Jashtme të Turqisë që të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara e Bashkuara Arabe pasi sipas tij, turqit qendrojnë pranë shtetit të Palestinës.

“I kërkova ministrit tonë të Jashtëm që të marrë masat për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndoshta mund të thërrasim këtu edhe ambasadorin tonë, pasi ne i qendrojmë pranë popullit palestinez”, u shpreh Erdogan në një konferencë të posaçme për shtyp dhënë mediave turke pas faljes së të premtes, shkruan “Hurriyet”.

Dy ditë më parë, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën një marrëveshje mes tyre me negociimin e SHBA-ve, përmes të cilës arabët njohin shtetin hebre.

Kujtojmë se Turqia është futur në një konflikt edhe me Greqinë për zonat detare, e rrjedhimisht edhe me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat