Gruaja që ka nisur një fushatë për të gjithë personat në moshë që dëshirojnë të vdesin

Bota

Gruaja që ka nisur një fushatë për të gjithë personat në moshë që dëshirojnë të vdesin

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 16:47
Jacqueline Jencquel

Për dhjetë vitet e fundit Jacqueline Jencquel ka nisur një fushatë për të drejtën e vdekjes.

Ajo u bë e famshme për këtë kauzë pasi një gazetë zvicerane zbuloi faqen e saj në internet të titulluar “La vieillesse est une maladie incurable” (Mosha e vjetër është një sëmundje e pashërueshme).

Jancquel është 76 vjeç. Ajo nuk vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë apo nga dhimbje të mëdha, por nëse ajo do të zgjidhte midis të qënurit e moshuar apo vdekjes: “Unë preferoj të vdes”, thotë ajo.

Në gusht të 2019, Jencquel foli mbi synimet e saj ndaj vetëvrasjes së ndihmuar. Në janar 2020 ajo udhëtoi në Zvicër, ku kjo praktikë është e ligjshme që prej vitit 1942. Ajo do t’i  jepte fund jetës së saj me anë të disa ilaçeve vdekjeprurëse.

Në janar të 2020, Jencquel u tërhoq nga data që kishte vendosur fillimisht duke e shtyrë me gjashtë muaj: “Dua ta shikoj pranverën edhe një herë”, tha ajo për Euronews, “por do t’i jap fund përpara fillimit të verës, nuk kam dëshirë të jetoj edhe një të nxehtë tjetër”.

Në muajt e parë të COVID-19, ajo e shtyu edhe një herë datën e saj duke thënë: “Do të pres deri në fund të vitit. Në nëntor do të bëhem me një nip të ri”.  

Jacqueline po lufton për ata persona që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe që ndodhen në dhimbje të mëdha, por edhe për ata të cilët nuk duan të jetojnë më pasi kanë arritur një moshë të caktuar. Ajo beson se në botë duhet të ekzistojë një koncept për “vetëvrasjen racionale të moshës së vjetër”.

“Unë nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, kam osteoporozë. Jam shumë e brishtë dhe kam probleme me stomakun. Nuk e di nëse do të përmirësohem”, është shprehur ajo.

“Pse ekziston kjo tabu rreth vdekjes? Ajo që dua të them është se ne jemi të vdekshëm, apo jo? Nuk shoh më asnjë qëllim dhe kuptim për të jetuar më”, thotë Jencquel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat