Zjarrfikësi vdiq pasi u zhyt në lumë për t’i shpëtuar 3 vajza të vogla

Bota

Zjarrfikësi vdiq pasi u zhyt në lumë për t’i shpëtuar 3 vajza të vogla

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 09:04
Zjarrfikësi vdiq pasi u zhyt në lumë për t’i shpëtuar 3 vajza të vogla

Një zjarrfikës veteran në Detroit u gjet i vdekur të shtunën pasi u zhyt në një lumë për t’i shpëtuar tri vajza të vogla që po mbyteshin.

Ekuipazhet e shpëtimit filluan kërkimin në Detroit pasi një 10-vjeçare njoftoi në polici se babai i saj është zhdukur në lumë, tek po tentonte t’i ndihmonte tri vajzat e vogla.

Sivad Johnson, 48-vjeçar, vendas nga Detroit, kishte qenë zjarrfikës për më shumë se 2 dekada.

Ai u gjet i vdekur pasditen e së shtunës. Por, raportohet se tri vajzat e vogla janë shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat