Brazili regjistron 892 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, India 912, Meksika 644

Bota

Brazili regjistron 892 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, India 912, Meksika 644

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 892 vdekje, në Indi 912 dhe në Meksikë 644.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 50.032 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.582.362 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 114.250 me 892 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.709.638, transmeton Anadolu Agency.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Indi

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 3.044.940, ndërsa me 945 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 56.706.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.280.566.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 644 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 60.254. Ndërkaq, me 6.482 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 556.216.

Deri më tani, në vend janë shëruar 380.492 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat