Kina ka vaksinuar mjekët kundër COVID-19 që nga korriku

Bota

Kina ka vaksinuar mjekët kundër COVID-19 që nga korriku

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Autoritetet kineze e kanë përdorur një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit në njerëzit që punojnë në profesione “me rrezik të lartë” që nga muaji korrik.

Sipas CNN, e njëjta vaksinë është përdorur edhe në profesionistë mjekësorë dhe inspektorë të kufirit.

Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Shkencës dhe Teknologjisë së Komisionit Kombëtar të Shëndetit, ka thënë se vaksina është miratuar për përdorim më 22 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat