Ekspertët: Tepër e rëndësishme të merret vaksina kundër gripit

Bota

Ekspertët: Tepër e rëndësishme të merret vaksina kundër gripit

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Sezoni i gripit do duket më ndryshe këtë vit, meqë e mbarë bota po përballet me virusin pandemik korona.

Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje tek qytetarët që t’i marrin vaksinat kundër gripit, meqë sipas tyre, është më e rëndësishme se kurrë të vaksinohen në këtë periudhë, raporton CNN.

Nëse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve në SHBA do vaksinohen – më se 45% që patën sezonin e fundit gripin- mund të ndihmojnë në evitimin e një skenari trishtues gjatë dimrit të ardhshëm.

Përveç barrës së mundshme për spitalet, ekziston mundësia që njerëzit të infektohen me gripin sezonal dhe Covid-19.

Komuniteti shkencor nuk e ka zbardhur dilemën se çfarë ndodh kur dikush infektohet me Covid-19 dhe preket nga gripi sezonal.

Madje, Dr. Rachel Levine, sekretar i shëndetësisë në Pensilvanisë të SHBA-ve, deklaroi se ” dhe “askush nuk e di se çfarë ndodh nëse virusi dhe gripi bëhen bashkë, sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat