Uragani “Laura” mbërrin në brigjet e Luizianës, mund të jetë më i forti që ka goditur SHBA-në

Bota

Uragani “Laura” mbërrin në brigjet e Luizianës, mund të jetë më i forti që ka goditur SHBA-në

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 10:51
Foto Ilustrim

Sikur mos të mjaftonte pandemia e koronavirusit, SHBA po përballet me një katastrofë tjetër natyrore.

Uragani ‘Laura’ i kategorisë katër ditën e sotme arriti në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke prekur Luizianën me erëra mbi 240 kilometra në orë.

Uragani i emërtuar “Laura” pritet të shkaktojë përmbytje dhe stuhi erërash të fuqishme. Pothuajse gjysmë milioni banorë janë evakuuar.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, ‘Laura’ mund të jetë më i forti që ka goditur Shtetet e Bashkuara deri më tani, raportojnë mediat amerikane, transmeton BW.

Ekspertët paralajmërojnë për “stuhi katastrofike dhe përmbytje të ndezjes”. ‘Laura’ është një stuhi me përmasa historike, shpejtësia e erës në ulje ka tejkaluar atë të Uraganit ‘Katrina’ në 2005 që njihet si më i forti vitet e fundit.

Sipas CNN 103 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Luiziana dhe rreth 17 mijë banesa në Teksas. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA ka parashikuar dallgë deri në 6 metra lartësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat