​24-vjeçarja shtatzënë vritet nga mikesha e vjetër që i pret barkun për t’i vjedhur beben

Bota

​24-vjeçarja shtatzënë vritet nga mikesha e vjetër që i pret barkun për t’i vjedhur beben

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 17:56
Flavia Godinho Mafra

Një grua e re shtatzënë është gjetur e vdekur dhe fëmija i pa lindur iu nxor nga barku nga mikesha e saj, e fiksuar për të vjedhur një fëmijë.

Gruaja e identifikuar si 24-vjeçarja Flavia Godinho Mafra, ishte 36 javë shtatzënë kur u vra në qytetin e Canelinha, në jug të Brazilit.

Shoqja e saj e fëmijërisë pranoi se bashkë me të dashurin e vranë duke e goditur me një tullë, pasi e kishin ftuar viktimën në një festë të rreme për beben e saj.
Mikesha e saj ishte bërë e fiksuar për të vjedhur një fëmijë pasi kaloi një shtatzëni të dështuar në fillim të vitit, tha policia.

Detektivi i çështjes Paulo Alexandre Freyesleben konfirmoi se shkaku i vdekjes ishin plagët e shkaktuara nga tulla dhe prerja e thellë në bark.

Trupi u gjet nga bashkëshorti i viktimës dhe nëna e saj mëngjesin e të premtes.

Ajo ishte hedhur në një punishte të braktisur në zonën Galera, ndërsa bebja mungonte.

Policia zbuloi më vonë se bebja ishte dërguar në spital dhe e dyshuara dhe burri i saj u arrestuan.

Sipas hetimeve, gruaja e arrestuar ishte mike e vjetër shkolle me viktimën dhe kishte humbur një fëmijë gjatë një shtatzënie të dështuar në janar. Prej atëherë ajo ishte fiksuar me idenë e vjedhjes së një fëmije.

Sipas agjencisë NSC Total, bebja vajzë mbetet në spitalin e fëmijëve të Florianopolis, ku po mjekohet për plagët që pësoi nga shkulja prej barkut të nënës, por në përgjithësi është në shëndet të mirë.

Autopsia do të konfirmojë më tej nëse bebja u nxor nga gruaja shtatzënë kur ajo ishte gjallë apo e vdekur.

Flavia kishte studiuar pedagogji dhe punonte si asistente mësimore. Ajo u varros në varrezat e Canelinha pas një ceremonie të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat