Kërkesa botërore për fluturime bie për mbi 90 për qind

Bota

Kërkesa botërore për fluturime bie për mbi 90 për qind

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Kërkesa botërore për fluturime gjatë muajit korrik shënoi rënie të ndjeshme me 91.9 për qind.

Siç njofton Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), , kërkesa shënoi një rimëkëmbje të lehtë nga muaji i kaluar kur kërkesa regjistroi rënie vjetore prej 96.8 për qind.

“Kapaciteti regjistroi rënie prej 85.2 për qind ndërsa faktori i ngarkesës u zhyt 38.9 pikë përqindje në 46.4 për qind”, theksoi IATA.

Rihapja e tregut të aviacionit në zonën Shengen kontribuoi në kërkesën ndërkombëtare në Evropë, por tregjet e tjera botërore shënuan ndryshime të lehta në muajin korrik kundrejt muajit qershor.

Gjatë njoftimit për media, gjithashtu u bë e ditur se trafiku ajror i brendshëm gjatë muajit korrik ka rënë më 57.5 për qind, pas rënies prej 68 për qind në muajin qershor.

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të ri goditën shumë sektorë, veçanërisht udhëtimet, aviacionin, turizmin dhe prodhimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat