​Sllovenia me 53 infeksione të reja

Bota

​Sllovenia me 53 infeksione të reja

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Në Slloveni, 53 raste të reja të infeksionit me koronavirus u konfirmuan në 24 orët e fundit nga 1653 teste, dy më pak se një ditë më parë dhe nuk u regjistrua asnjë vdekje e re, njoftoi qeveria sllovene në Twitter të enjten.

Aktualisht, 26 pacientë janë të shtruar në spital, katër prej të cilëve janë në njësinë e kujdesit intensiv, dhe dje tre persona u liruan nga trajtimi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga fillimi i epidemisë në Slloveni, 3.032 njerëz janë infektuar me koronavirus, aktualisht ka 486 raste aktive dhe 134 njerëz kanë vdekur.

Midis të sapo infektuarve në 24 orët e fundit është një mësuese nga kopshti "Zarja" në Cele, prandaj katër të punësuar dhe 12 fëmijë të tjerë u dërguan në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat