AI: Bota humbi shtatë mijë punonjës të kujdesit shëndetësor nga COVID-19

Bota

AI: Bota humbi shtatë mijë punonjës të kujdesit shëndetësor nga COVID-19

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Të paktën, shtatë mijë punonjës shëndetësorë anembanë globit kanë vdekur nga coronavirusi, ku numri më ië lartë është në Meksikë, raporton Amnesty International.

Analiza e re nga grupi i të drejtave të njeriut zbuloi se të paktën 1,320 punonjës shëndetësorë u konfirmua se kishin vdekur në Meksikë, pasuar nga SHBA-ja me 1,077, Mbretëria e Bashkuar me 649 dhe Brazili me 634, raporton BBC.

Ka ngritje “alarmante” në Afrikën e Jugut, me 240 vdekje, dhe Indi, në 573, vëren Amnesty.

“Të vdesin më shumë se shtatë mijë njerëz ndërsa përpiqen të shpëtojnë të tjerët, është një krizë me shkallë marramendëse”, tha Steve Cockburn, kreu i Drejtësisë Ekonomike dhe Sociale në Amnety International.

“Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtë të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që kaq shumë po paguajnë çmimin përfundimtar”, shtoi ai.

Ndryshe, 26.1 milionë njerëz në botë janë infektuar me COVID-19 gjersa kanë vdekur mbi 864 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat