Qeveria afgane ka liruar pothuajse të gjithë të burgosurit talibanë

Bota

Qeveria afgane ka liruar pothuajse të gjithë të burgosurit talibanë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 22:45
Foto

Qeveria afgane ka liruar pothuajse të gjithë të burgosurit talibanë përveç disave, lirimi i të cilëve po kundërshtohet nga Franca dhe Australia.

Njoftimi u bë të enjten nga  qeveria afgane, duke sinjalizuar përparim të rëndësishëm në procesin e paqes së vendit.

“Qeveria ka liruar 400 të arrestuarit e fundit, përveç disa që shqetësojnë partnerët tanë,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar Javid Faisal në Twitter.

“Ne presim që negociatat me talibanët të fillojnë së shpejti,” shtoi ai.

Talibanët nuk e kanë konfirmuar ende lirimin e të burgosurve, raporton DPA.

Sipas një marrëveshje paqësore SHBA-Taliban të arritur në shkurt, Kabuli ra dakord të lirojë gati 5,000 të burgosur në këmbim të lirimit të 1.000 forcave pro-qeveritare të mbajtura nga talibanët.

Lirimi i të burgosurve talibanë është vonuar për gati gjashtë muaj. Kabuli ka refuzuar të lirojë 400 të burgosur talibanë që konsiderohen veçanërisht të rrezikshëm.

Pas vendimit të asamblesë kalimtare, presidenti afgan nënshkroi një urdhër për lirimin e tyre rreth tre javë më parë.

Franca dhe Australia kanë kërkuar lirimin e shtatë luftëtarëve talibanë që besohet të jenë përgjegjës për vrasjen e ushtarëve të tyre.

Burime në qeverinë afgane thanë se ata do të transferoheshin në zyrën politike të talibanëve në Katar derisa çështja të zgjidhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat