Pas më shumë se tre muaj, Zelanda e Re raporton vdekjen e parë shkaku i COVID-19

Bota

Pas më shumë se tre muaj, Zelanda e Re raporton vdekjen e parë shkaku i COVID-19

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Zelanda e Re njoftoi vdekjen e parë shkaku i COVID-19 në më shumë se tre muaj, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë.

Ministria raportoi se burri në të 50-at ishte i lidhur me grupin e August Aucklandit, raporton CNN.

Vdekja e fundit e Zelandës së Re të raportuar nga virusi ishte më 28 maj. Numri i të vdekurve nga COVID-19 tani është 23.

“Me zemër të thyer ne e pranojmë që COVID-19 i ka marrë jetën dikujt në komunitetin tonë. Mendimet tona janë me familjen e këtij personi dhe të tjerët”, shkroi qeveria zelandeze në llogarinë zyrtare në Twitter.

Ndryshe, Zelanda e Re konsiderohet si një ndër shtetet më të suksesshme që ka menaxhuar pandeminë globale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat