Në Siberi po shfaqen gropa masive dhe misterioze, nuk dihet si po krijohen

Bota

Në Siberi po shfaqen gropa masive dhe misterioze, nuk dihet si po krijohen

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 09:36
Siberi

Një ekip i një televizioni rus, që po fluturonte me aeroplan mbi tundrat e Siberisë gjatë kësaj vere vërejti një gropë masive, 30 metra të thellë dhe 20 metra të gjerë.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se si është formuar saktësisht kjo gropë e madhe. Ajo është gropa e nëntë e këtij lloji që është zbuluar në rajon që nga viti 2013. Sipas disa teorive fillestare, ajo mund të jetë krijuar pas lëshimit të ndonjë mjeti fluturues të UFO-ve ose nga shembja e ndonjë objekti sekret të ushtrisë, që mund të ketë qenë i ndërtuar nën sipërfaqen e tokës.

Përderisa shkencëtarët tani besojnë se gropa gjigante është e lidhur me një shpërthim të gazit të metanit, që mund të jetë shkaktuar si rezultat i rritjes së temperaturave në rajon, ende ka shumë gjëra që hulumtuesit nuk i dinë, shkruan CNN.

Image

“Tash për tash, nuk ekziston asnjë teori e pranuar për atë se si formohen këto fenomene të ndërlikuara”, tha Evgeny Chuvilin, shkencëtar nga Instituti i Skolkovos për Shkencë dhe Teknologji.

“Është e mundshme që ato (gropat) kanë qenë duke u formuar për vite, por është vështirë të caktohen numrat. Pasi që krateret zakonisht shfaqen në zona të pabanuara dhe shumë të paprekura të Arktikut, shpesh ndodh që askush të mos i shohë dhe të mos i raportojë ato”, shtoi ai.

“Edhe tash, krateret kryesisht zbulohen aksidentalisht gjatë fluturimeve rutinore dhe joshkencore me helikopterë ose nga gjahtarët”, tha shkencëtari Chuvilin.

Këto kratere duhet të studiohen brenda një kohe të kufizuar për shkak se ato shndërrohen në liqene brenda dy vjetësh.

Image

“Gjëja më e pabesueshme rreth këtyre kratereve është se sa shpejt formohen gjeologjikisht dhe sa pak qëndrojnë si të tilla, para se të shndërrohen në liqene”, tha Chuvilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat