Tajfuni Haishen po bën “kërdi” nëpër Japoni

Bota

Tajfuni Haishen po bën “kërdi” nëpër Japoni

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 15:35
Foto Ilustrim

Më shumë se 50 persona janë lënduar, kurse 4 tjerë po konsideron si të zhdukur, për shkak të tajfunit Haishen i cili ka goditur ishullin Kiush në jugperëndim të Japonisë, duke bërë që të ndërpres furnizimin me energjinë elektrike dhe të shkaktoj kaos në trafik.

Në një vendpunishte në fshatin Shiba një burrë rreth të 70-ve ka thyer brinjët, derisa gruaja e tij 60-vjeçe dhe djali 30 si dhe dy punëtorë nga Vietnami po konsiderohen të zhdukur.

Raportohet se 55 persona janë lënduar, e rreth 475 mijë shtëpi në Kagoshima dhe Nagasaki kanë mbetur pa energji elektrike.

Por edhe pse tajfuni ka mbërritur deri në Kore, zyrtarët paralajmërojnë në reshje të mëdha të shiut dhe erëra të forta. Në anën tjetër, trafiku hekurudhor është mbyllur, kurse janë anuluar një numër i madh i fluturimeve.

Agjencia meteorologjike ka bërë të ditur se erërat e forta të tajfunit kanë goditur edhe Korenë, duke mbërritur deri në qytetin Ulsan të Koresë së Jugut, e nga erërat e forta rreth 5 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në këtë vend.

Gjithashtu janë evakuuar njëmijë persona, e 300 fluturime në 10 aeroporte janë anuluar. Është ndaluar edhe hyrja nëpër parqe nacionale e sikurse në Japoni edhe në Korenë e Jugut është ndalur trafiku hekurudhor. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat