Historia na tregon që epidemitë përcillen nga trazira të mëdha civile – për këto tri arsye

Bota

Historia na tregon që epidemitë përcillen nga trazira të mëdha civile – për këto tri arsye

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Akademikët kanë paralajmëruar se niveli i trazirave sociale në të gjithë botën mund të rritet kur pandemia COVID-19 të ketë mbaruar, për tri arsye.

“Në shkallë të ndryshme, shumica e epidemive të mëdha të së kaluarës duket se kanë qenë inkubatorë të trazirave shoqërore”, konsiderojnë Massimo Morelli, profesor i shkencave politike në Universitetin Bocconi dhe Roberto Censolo, profesor i asociuar në departamentin e ekonomisë dhe menaxhimit në Universitetin Ferrara të Italisë.

Sipas Newsweek, dyshja shqyrtoi provat mbi protestat dhe trazirat rreth kohës së 57 epidemive midis Vdekjes së Zezë në vitet 1300 dhe pandemisë së Gripit Spanjoll të vitit 1918, duke gjetur vetëm katër raste kur revoltat nuk ishin të lidhura qartë me shpërthimet përkatëse.

Sipas tyre, për shembull, Vdekja e Zezë u pasua nga “revolta popullore [që] tronditën autoritetet”.

Ata gjithashtu shikuan provat në pesë epidemitë e kolerës për të parë nëse tensioni shoqëror që u përshkallëzua gjatë atyre periudhave çoi në “episode të rëndësishme të rebelimit”, dhe zbuluan se 39 ndodhën para dhe 71 pas.

Sipas studimit, gjithashtu ka prova për të demonstruar se epidemitë mund të “prishin” shoqërinë civile në tri mënyra.

Së pari, sepse politikat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes mund të bien ndesh me interesin e njerëzve; së dyti sepse ndikimi i epidemisë në vdekshmëri dhe mirëqenien ekonomike mund të përkeqësojë pabarazinë; dhe së fundmi për shkak të tronditjes psikologjike që mund t’i bëjë njerëzit të besojnë në narrativa ishte irracionale në lidhje me përhapjen e sëmundjes, “që mund të rezultojë në diskriminim shoqëror, racor dhe madje ksenofobi”.

Bashkë-autorët gjithashtu vunë në dukje se që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fund të vitit të kaluar, “lëvizjet e protestës duket se kanë humbur zërin e tyre në të gjithë botën”, përfshirë atë në Hong Kong, lëvizjen ambientaliste të frymëzuar nga Greta Thunberg, dhe jo vetëm.

Nga 20 lëvizjet protestuese aktive në dhjetor të vitit 2019, vetëm dy ose tre janë akoma aktive, thanë ata.

Por ndikimi i pandemisë COVID-19 në marrëdhëniet shoqërore dhe ekonomike, kombinuar me kufizimet e qeverisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, “po shkaktojnë një ndjenjë të fshehtë të pakënaqësisë publike”, shkruajnë Morelli dhe Censolo.

Gjithashtu, sipas tyre, teoritë e konspiracionit që rrethojnë virusin dhe mbështetja e tyre nga disa udhëheqës politikë janë “simptoma të fërkimeve potencialisht të rrezikshme brenda shoqërisë”.

Ankthi, depresioni dhe marrëdhëniet shoqërore stresuese më vonë mund t’i bëjnë njerëzit më agresivë, të tillë që niveli i konfliktit shoqëror në periudhën pas-epidemisë të pritet të rritet, thanë bashkëautorët.

Gjithashtu, “kufizimet e nevojshme të lirisë gjatë një epidemie mund të shfrytëzohen strategjikisht nga qeveritë për të forcuar pushtetin”, vazhduan ata.

Gjithsesi Morelli dhe Censolo kanë vënë në pah faktin se analiza më të sofistikuara historike janë të nevojshme për të hedhur dritë mbi çështjen e trazirave shoqërore të lidhura me epidemitë.

Susan Wade, profesoreshë e asociuar i historisë në Keene State College dhe një eksperte në Evropën mesjetare, bëri një vëzhgim të ngjashëm, kur vrasja nga policia e George Floyd shkaktoi protesta masive në të gjithë botën.

“Tani që Amerika po përjeton trazira të përhapura në mes të pandemisë së saj, unë shoh disa ngjashmëri interesante me kryengritjen e shekullit të 14-të”, shkroi ajo.

“Duket se pabarazitë ekonomike të kapitalizmit të shekullit 21 – ku një për qind më e pasur tani zotëron më shumë se gjysmën e pasurisë në botë – kanë filluar t’i ngjajnë atyre të Evropës së shekullit të 14-të. Kur pabarazitë në të ardhura bëhen kaq të paqëndrueshme dhe kur këto pabarazi bazohen në shtypjen afatgjate, mbase lloji i trazirave që po shohim në rrugë në vitin 2020 është i pashmangshëm”, përfundoi Wade.

Wade i tha Newsweek studimi nga Morelli dhe Censolo “mund të japë disa njohuri për situatën tonë aktuale” pasi “duket se ka ngjashmëri midis asaj që ndodhi në shekullin e 14-të dhe trazirave aktuale në SHBA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat