Masakra e gazetarit Khashoggi: Pesë persona i shpëtojnë ekzekutimit, marrin 20 vite burg

Bota

Masakra e gazetarit Khashoggi: Pesë persona i shpëtojnë ekzekutimit, marrin 20 vite burg

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:07
Foto Ilustrim

Arabia Saudite ka dënuar me nga 20 vite burg pesë personave të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili  u vra në tetor të 2018 kur hyri në konsullatën Saudite në Stamboll për të marrë dokumente që i duheshin për martesë, derisa e fejuara e tij priste jashtë.

Një person tjetër mori një dënim me 10 vjet, dhe dy të tjerë u dënuan me shtatë vjet. Tetë personat e dënuar nuk janë identifikuar.

Gjyqi në kryeqytetin Saudit Riad u kritikua nga grupet e të drejtave dhe një hetues i pavarur i KB, i cili tha se asnjë zyrtar i lartë, apo dikush i dyshuar për urdhërimin e vrasjes, nuk u gjet fajtor.

Pavarësia e gjykatës gjithashtu u vu në dyshim.

Khashoggi kishte shkruar artikuj kritikë rreth princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për Ëashington Post.

Ai jetoi në mërgim në SHBA për rreth një vit ndërsa Arabia Saudite goditi aktivistët e të drejtave të njeriut, shkrimtarët dhe ata që kritikuan luftën e mbretërisë në Jemen.

Mbretëria fillimisht mohoi që ai u vra, por pasi ndryshoi shpjegimet përfundimisht fajësoi vdekjen e tij në një “operacion mashtrues”.

Turqia tha se 15 Sauditë kishin pritur për  Khashoggi brenda në konsullatë, duke përfshirë një mjek ligjor, oficerë të inteligjencës dhe sigurisë dhe individë që punonin për zyrën e princit të kurorës.

Trupi i tij besohet të jetë copëtuar dhe hequr nga ndërtesa dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur kurrë.

Autoritetet e inteligjencës turke kishin përgjuar konsullatën dhe thanë se regjistrimet zbuluan detaje të vrasjes së tmerrshme, me fjalët e fundit të  Khashoggi me sa duket ishin: “Mos më mbulo gojën. Kam astmë, mos e bëj. Do të më mbytësh.”

Ata thanë se një operacion i kësaj madhësie nuk mund të kishte ndodhur pa e ditur princi i kurorës, megjithatë ai gjithmonë ka mohuar me forcë që të ketë pasur njohuri për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat