Zjarr në intensivën e spitalit, stafi në luftë për t’i shpëtuar pacientët

Bota

Zjarr në intensivën e spitalit, stafi në luftë për t’i shpëtuar pacientët

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:31
Foto nga spitali

Në një spital në Indi ka shpërthyer një zjarr në intensivë për shkak të defektit të një ventilatori.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet dramatike në intensivën e spitalit në Gujarat, ku shihet se si shpërthen zjarri nga një defekt në ventilator.

Stafi mjekësor intervenojnë menjëherë për ta larguar pacientin e shtrirë afër ventilatorit, ndërsa pasi fillon zjarri evakuohen edhe pacientët tjerë.

Sipas raportimeve të mediave zjarri nuk është shkaktuar nga ndonjë defekt i rrymës, por nga një shpërthim brenda ventilatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat