Kili goditet nga një tërmet prej 6.5 shkallësh R

Bota

Kili goditet nga një tërmet prej 6.5 shkallësh R

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:33
Foto Ilustrim

Një tërmet prej 6.5 shkallësh Rihter goditi Kilin verior të premten, duke shkaktuar thellësi në tokë rreth 44 kilometra.

Sipas medieve të huaja,Zyra Kombëtare e Emergjencave në Kili nuk raportoi për dëme materiale ose lëndime tek njerëzit, derisa ekipi po e monitoronte situatën.

Epiqendra e tërmetit ishte midis qyteteve të Calamas, Antofagastas dhe Iquiques gjerësisht në rajonin Norte Grande në Kili, në të cilat gjenden disa prej minierave më të mëdha të vendit.

Autoritetet kompetente në vend deklaruan se kushtet e tërmetit nuk përbënin ndonjë rrezik të mundshëm nga cunami. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat