Rrëshqitje dheu në Nepal, 6 të vdekur dhe 26 të zhdukur

Bota

Rrëshqitje dheu në Nepal, 6 të vdekur dhe 26 të zhdukur

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në Nepal kanë humbur jetën 6 persona ndërsa 26 të tjerë janë zhdukur.

Në një deklaratë nga qeveria e Nepalit thuhet se shirat kanë shkaktuar përmbytje në 3 fshatra, 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu.

Në punimet e shpëtimit të filluara në rajonin ku shtëpitë kanë mbetur nën dhe u gjetën trupat e pajetë të 6 personave dhe 26 të tjerë janë të zhdukur, shkruan AA.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme thuhet se ka arritur në 351 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave intensive këtë vit në vend.

Shirat e rrëmbyeshëm në vend përfundojnë në muajin shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat