OBSH raporton rritje rekorde të rasteve të reja nga coronavirusi, brenda një dite u konfirmuan 307 mijë të prekur në botë

Bota

OBSH raporton rritje rekorde të rasteve të reja nga coronavirusi, brenda një dite u konfirmuan 307 mijë të prekur në botë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi rreth 307 mijë raste të reja globalisht, një rritje rekorde një-ditore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se rreth 5,500 viktima u konfirmuan brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 917 mijë.Rritjet më të larta të infeksioneve u raportuan në Indi, SHBA si dhe në Brazil.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga coronavirusi thuhet të jetë rritur në më shumë se 28 milionë.

Rekordi i mëparshëm një ditor për sa i përket rasteve të reja ishte raportuar më 6 shtator, kur OBSH konfirmoi 306 mijë të prekur.

Sipas organizatës, India raportoi të dielën 94 mijë raste të reja, pasuar me SHBA-në e cila regjistroi 45 mijë të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat