Zelandae Re zgjat kufizimet e koronavirusit

Bota

Zelandae Re zgjat kufizimet e koronavirusit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:29
Zelanda e Re

Zelanda e Re do të zgjasë kufizimet aktuale të koronavirusit edhe për një javë tjetër pasi vendi raportoi një rast të ri të hënën.

Lajmin e bëri me dije kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë për shtyp.

Ajo deklaroi se në datën 23 shtator do të diskutohet sërish për masat, nëse do të lehtësohen. Në Auckland janë të ndaluara grupimet me më shumë se 10 persona. Kurse bizneset mund të happen për sa kohë që ndjekin udhëzimet e distancës sociale.

Kryeministrja vlerësoi edhe përpjekjet e Zelandës së Re për të testuar sa më shumë persona.

“Mbi 100,000 teste janë kryer në të gjithë vendin dhe nuk kanë treguar ndonjë përhapje të virusit deri më sot në pjesë të tjera të Zelandës së Re, megjithë rifillimin e udhëtimeve.”

Deri më tani, Zelanda e Re ka raportuar gjithsej 1,447 të infektuar me koronavirus dhe 24 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat