Pakistani i rihap universitetet dhe shkollat e mesme pas gjashtë

Bota

Pakistani i rihap universitetet dhe shkollat e mesme pas gjashtë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Universitetet, kolegjet dhe shkollat e mesme i rihapën dyert për studentë dhe nxënës pas gjashtë muajve të qëndrimit mbyllur për shkak të pandemisë.

Kjo është faza e parë e planit me tri faza për rihapjen e institucioneve edukuese, të cilin e ka miratuar qeveria së voni. Shkollat e mesme të ulëta do të rihapen me 23 shtator, ndërsa shkollat fillore me 30 shtator.

Qeveria e këtij vendi ka publikuar një listë me masa të sigurisë që shkollat duhet t’i zbatojnë në mënyrë të prerë, duke paralajmëruar se çfarëdo dështimi për t’i respektuar këto masa mund të sjellë valë të re të shtimit të rasteve, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e masave përfshihen përdorimi i maskave nga nxënësit, studentët dhe stafi, respektimi i distancës sociale prej dy metrash dhe përdorimi i dezinfektuesve për duar në të gjitha klasat.

Institucionet edukuese në Pakistan u urdhëruan të mbyllen më 15 mars, kur kishte filluar përhapja e koronavirusit në këtë shtet të Lindjes së Mesme.

Vendimi për rihapjen e shkollave u mor kur numri mesatar i viktimave brenda ditës ka rënë nën 10 dhe shifra e infektimeve për 24 orë nën 500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat