Një person i droguar tenton të rrëmbejë një fëmijë

Bota

Një person i droguar tenton të rrëmbejë një fëmijë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:24
foto nga vendi ngjarjes

Një baba mbrojti djalin e tij dy-vjeçar nga rrëmbimi i një personi të droguar.

Michael Paul Rawson, 41-vjeç, sapo kishte dalë nga një taksi nga një stacion policie me kusht për akuzat e drogës ndërsa një baba me djalin e tij ishin duke ecur.

Babai e ndihmoi djalin të ulej jashtë Bibliotekës Preston në Melburn, Rawson vrapoi dhe e kapi fëmijën.

Në momentin që rrëmbyesi tentoi ti merr të birin, babai i tij u tërhoq zvarrë në tokë, ku u rrotullua rreth djalit për ta mbrojtur ndërsa sulmuesi i çmendur nga droga e godiste vazhdimisht në pjesën e pasme të kokës.

Babai pësoi prerje në buzë dhe të nxira në sy dhe në pjesën e pasme të kokës ndërsa djali ishte i traumatizuar.

Rawson u deklarua fajtor për tentim rrëmbimi, sulmi, shkaktimi i lëndimit të pamatur. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat