​Izraeli arrin marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet dhe Bahrejnin

Bota

​Izraeli arrin marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet dhe Bahrejnin

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 20:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, Izraeli nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, Abdullah bin Zayed al-Nahyan Abraham dhe Khalid bin Ahmed Al Khalifa.

Trump, i cili shpreson që këto marrëveshje historike do të çojnë në një rend të ri të fuqisë në Lindjen e Mesme dhe të forcojnë imazhin e tij si paqe-bërës përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, deklaroi "lindjen e një Lindjeje të Mesme të re" në ceremoninë e nënshkrimit.

"Ne jemi këtu sot për të ndryshuar drejtimin e historisë. Pas dekadash ndarjesh dhe konfliktesh, ne po shënojmë agimin e një Lindjeje të Mesme të re," tha Trump.

Qindra njerëz panë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe që zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të përmirësuara midis Izraelit dhe dy shteteve arabe, në përputhje me kundërshtimin e tyre të përbashkët ndaj Iranit.

Marrëveshjet nuk kanë të bëjnë me konfliktin izraelito-palestinez. Ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe vendet e tjera arabe mbështesin palestinezët, administrata e Trump ka arritur të bindë të dy vendet që të mos lejojnë që ky konflikt t'i parandalojë ata të kenë marrëdhënie normale me Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat