Norvegjezi që vrau 77 persona paraqet kërkesë për falje të dënimit

Bota

Norvegjezi që vrau 77 persona paraqet kërkesë për falje të dënimit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:12
Anders Breivik,

Vrasësi masiv nga Norvegjia, Anders Breivik, do të aplikojë për falje të dënimit. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij.

Ekstremisti i djathtë kishte vrarë tetë persona përmes shpërthimit të bombës në Oslo dhe i kishte qëlluar për vdekje 69 të tjerë në një ishull afër kryeqytetit norvegjez. Shumë prej viktimave ishin adoleshentë që po merrnin pjesë në një kamp. Sulmet e tmerrshme i kishte kryer në korrik të vitit 2011.

Një vit më vonë, ai ishte dënuar me 21 vjet burgim, që është dënimi më i lartë sipas ligjeve norvegjeze. Sidoqoftë, ky dënim mund t’i zgjatet për kohë të pakufizuar më vonë.

Ndonëse ai do të ketë të drejtë të kërkojë falje të pjesës së mbetur të dënimit pasi t’i ketë kaluar dhjetë vjet në burg – kohë që përmbushet në korrik të vitit të ardhshëm, u përket gjykatave të vendosin nëse lirimi i tij është vendimi i duhur, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat