Zelanda e Re pëson rënie rekorde të GDP-së

Bota

Zelanda e Re pëson rënie rekorde të GDP-së

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

GDP-ja e Zelandës së Re ra për 12.2 për qind gjatë çerekut të dytë të këtij viti, duke e shënuar uljen më të madhe që nga viti 1987. Kjo erdhi si pasojë e kufizimeve të vendosura në ekonomi me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, tha autoriteti i statistikave.

Menaxheri i lartë i llogarive kombëtare, Paul Pascoe, tha: “Rënia prej 12.2 për qind në GDP-në e çerekut është bindshëm më e madhja që është regjistruar ndonjëherë në Zelandën e Re”.

Në nivel vjetor, GDP-ja ra për dy për qind dhe kjo është rënia e parë vjetore që nga çereku i parë i vitit 2010, shkruan The Guardian.

Gjatë tërë periudhës prill – qershor, kufijtë e këtij shteti ishin të mbyllur dhe kjo është një ndër arsyet kryesore që ndikuan në rënien e aktivitetit ekonomik.

“Industritë si shitja me pakicë, akomodimi, restorantet dhe transporti shënuan rënie të konsiderueshme për shkak se ato u prekën më së shumti nga vendimi për ndalimin e transportit ndërkombëtar dhe izolimi i rreptë në nivel kombëtar”, tha Pascoe.

Rënie shënuan edhe shpenzimet familjare. Kjo rënie ishte mbi 12 për qind, sipas të dhënave zyrtare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat