Raporti kinez: Arabia Saudite mund të ketë xehe të mjaftueshme uraniumi për lëndë bërthamore

Bota

Raporti kinez: Arabia Saudite mund të ketë xehe të mjaftueshme uraniumi për lëndë bërthamore

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Sipas disa dokumenteve konfidenciale kineze, Arabia Saudite mund të ketë sasi të mjaftueshme të xehes së uraniumit për ta shtruar rrugën për prodhim të materialit bërthamor.

Hollësi të këtij raporti gjenden në dokumentet e përgatitura për Arabinë Saudite nga gjeologët kinezë, të cilët kanë dhënë ndihmë për zbulimin e rezervave të uraniumit për një kohë shumë të shkurtër si pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore.

Në këtë raport përshkruhet se si gjeologët punuan tërë vitin, pavarësisht vapës së madhe, për t’i identifikuar rezervat nga të cilat mund të prodhohen 90,000 tonë uranium nga tri depozita që ndodhen në pjesët qendrore dhe veriperëndimore të shtetit.

Arabia Saudite ka qenë e hapur sa i përket ambicies për të nxjerrë uranium brenda vendit. Një zyrtar i lartë kishte deklaruar në vitin 2017 se kjo ambicie është një hap drejt vetëmjaftueshmërisë në prodhimin e lëndës bërthamore për një program të energjisë, shkruan The Guardian,

Sipas hulumtimit të vitit 2019, rezervat e uraniumit në këtë shtet mund të jenë të mjaftueshme për reaktorët që vendi synon t’i ndërtojë por edhe për eksport.

Ekspertët thonë se nëse Arabia Saudite ka mundësi të nxjerrë uranium të mjaftueshëm brenda vendit e jo të varet nga furnizuesit e jashtëm, kjo mund të jetë shtytje për krijimin e programit të vet të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat