Xhamia Al-Aqsa mbyllet për herë të dytë në histori

Bota

Xhamia Al-Aqsa mbyllet për herë të dytë në histori

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Vendi i tretë më i shenjtë islamik në botë, Xhamia Al-Asqa në Jerusalem, do të mbyllet për tri jave për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Sipas raportimeve të fundit, autoritetet mbajtën një takim urgjent me zyrtarë shëndetësorë, duke pasur parasysh se numri i rasteve të koronavirusit po rriten si në Izrael ashtu edhe në territoret palestineze.

Al-Aksa do të qëndrojë mbyllur për tri javë, duke filluar që nga dita e nesërme.

Kjo është hera e dytë që Vakuf vendos të mbyllë xhaminë që kur Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor ‘në luftën gjashtë ditore’ më 1967.

Deri më tani thuajse 167 mijë raste të COVID-19 janë konfirmuar në Izrael dhe 1 mijë e 147 persona kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat