Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talebanë

Bota

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talebanë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Luftimet e ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talebanë kanë lënë të paktën 20 trupa qeveritare të vdekur.

Incidentet vijnë derisa vazhdojnë bisedimet e paqes në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare.

Luftimet u zhvilluan pas sulmeve të militantëve në Provincën lindore Nangarhar. Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, i tha agjencisë AFP se rreth 30 luftëtarë talibanë vdiqën në përleshje, megjithëse grupi militant nuk ka komentuar.

Ministri i Përkohshëm i Mbrojtjes, Asadullah Khalid tha më 17 shtator se ai shpresonte që bisedimet e paqes në Katar do të ishin të suksesshme, por paralajmëroi talibanët kundër përdorimit të forcës për të arritur qëllimet e tyre.

“Nëse armiku po mendon se ata mund të pushtojnë gjithçka me forcë, është një ëndërr, është një fantazi, është e pamundur dhe është çmenduri”, tha Khalid.

Bisedimet e paqes, pjesë e një marrëveshje të shkurtit midis talibanëve dhe Uashingtonit, filluan në Katar më 12 shtator, pas një mosmarrëveshje të gjatë mbi shkëmbimet e të burgosurve.

Qeveria afgane dhe aleatët e saj, duke përfshirë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, po bëjnë thirrje që talibanët të bien dakord për një armëpushim për të ndihmuar në avancimin e asaj që pritet të jetë një proces i gjatë dhe i rëndë i negociatave për t’i dhënë fund konfliktit.

Talebanët nuk kanë rënë dakord për një armëpushim dhe kanë kryer sulme të përditshme ndaj forcave afgane të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat