OBSH: Shifrat e fundit me koronavirus janë më të larta se në pikun e marsit

Bota

OBSH: Shifrat e fundit me koronavirus janë më të larta se në pikun e marsit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije, përmes një konference për shtyp, se shifrat javore të rasteve të reja me koronavirus në Europë kanë kaluar dhe numrat e raportuar gjatë pikut të pandemisë në muajin mars.

Sipas drejtorit rajonal të OBSH, Hans Kluge vetëm në javën e fundit u raportuan 300 mijë persona të tjerë të prekur nga virusi Sars-Cov-2.

“Kemi një situatë shumë serioze përpara nesh”, u shpreh ai.

Disa vende europiane, përfshirë këtu Francë dhe Britaninë e Madhe raportuan një numër shumë të madh të infektuarish që nuk shënoheshin më prej disa muajsh.

Kapacitetet testuese janë rritur ndjeshëm në kontinentin e vjetër që nga nisja e pandemisë, duke nënkuptuar se tashmë rastet janë më të mundshme të identifikohen dhe regjistrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat