Numër rekord rastesh me COVID-19 në Poloni, Lituani, Sllovaki dhe Republikën Çeke

Bota

Numër rekord rastesh me COVID-19 në Poloni, Lituani, Sllovaki dhe Republikën Çeke

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Polonia njoftoi sot se kishte regjistruar një numër rekord prej 1 002 rastesh të reja me COVID-19 në një ditë, ndërkohë që Lituania dhe Sllovakia fqinje kishin regjistruar numrin më të madh ditor që prej fillimit të pandemisë.

“Shifrat që ne kemi sot janë si rezultat i rikthimit të njerëzve në një jetë të përditshme normale, me rikthimin në punë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë polake të Shëndetësisë, Wojciech Andrusiewicz.

Këto raste të reja e çojnë në 78 330 numrin e rasteve të regjistruara në këtë vend, prej 38 milionë banorë, që prej fillimit të epidemisë, raporton ATSh.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu për 12 të vdekur nga COVID-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 2 300 në Poloni.

Në Sllovaki, 290 raste të reja janë regjistrua duke e çuar në më shumë se 6 500 numrin e rasteve të regjistruara në këtë vend me 5,4 milionë banorë.

“Ne kemi një rekord të ri. Situara mbetet kritike”, shkruan në Facebook, kryeministri, Igor Matovic.

Lituania, një vend me 2,8 milionë banorë, ka njoftuar gjithashtu se kishte regjistruar numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në një ditë që prej muajit shkurt.

Këto 99 raste të reja e çojnë në më shumë se 3 600 numrin total të rasteve me COVID-19.

Republika Çeke ka regjistruar më shumë se 2 100 raste të reja me COVID-19, pasi kishte regjistruar një ditë më parë një numër rekord prej 3 130 kontaminime të rja me koronavirusin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat