Eksperti britanik: Mbretëria e Bashkuar rrezikon të përballet me nga 50 mijë raste në ditë nga coronavirusi

Bota

Eksperti britanik: Mbretëria e Bashkuar rrezikon të përballet me nga 50 mijë raste në ditë nga coronavirusi

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me nga 50 mijë raste të reja në ditë me coronavirus nga mesi i muajit tetor, në rast se vendi nuk implementon masa të reja kufizuese, paralajmëroi këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Patrick Vallance.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai potencoi se vendi gjithashtu rrezikon të përballet me nga 200 viktima në ditë gjatë muajit nëntor.

Lajmi vjen pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, është duke i shqyrtuar mundësitë për zbatimin e masave të mëtutjeshme në Angli.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, Patrick Vallance.

Këto masa mund të vijnë pasi vetëm të dielën, Mbretëria e Bashkuar raportoi 3,899 raste të reja nga coronavirusi si dhe 18 viktima.

“Në këto momente numri i rasteve po dyfishohet çdo javë”, theksoi eksperti.

“Në qoftë se kjo rritje vazhdon me të njëjtin ritëm atëherë vendi rrezikon të përballet me nga 50 mijë raste në ditë nga mesi i muajit tetor, dhe me nga 200 viktima në nëntor”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat