Shqetësues bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Bota

Shqetësues bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:18
Foto Ilustrim

Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.157 vdekje, në Brazil 363, ndërsa në Meksikë 235.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se me 1.157 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 87.909.

India

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 86.961 raste të reja.

Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka rritur në 5.487.580.

Në Indi, popullsia e së cilës tejkalon 1,3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 4.396.399.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave, transmeton Anadolu Agency.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 16.389 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.544.629 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 136.895 me 363 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.851.227.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 235 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 73.493. Ndërkaq, me 3.542 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 697.663.

Deri më tani, në vend janë shëruar 499.302 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat