Oxfam: Pasuria vrasëse e klimës

Bota

Oxfam: Pasuria vrasëse e klimës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Të pasurit, që përbëjnë vetëm 10% të popullsisë së botës, e kanë dëmtuar në periudhën 1990-2015 dy herë më shumë klimën përmes emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë se sa pjesa e varfër e njerëzimit. Këta 10%, ose 63 milionë vetë nga rreth 7 miliardë e 860.000 banorë që numëron popullsia e botës, janë përgjegjës për 52% të emetimit të CO2.
Kështu thuhet në një raport që organizata Oxfam publikoi në prag të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të OKB që fillon sot (22.09.) në Nju-Jork. Raporti përqendrohet në vitet nga 1990 në 2015, gjatë së cilës emetimet e CO2 u dyfishuan në të gjithë botën.

Image

Më të varfrit paguajnë çmimin

Pasojat katastrofike të krizës klimatike tashmë ndihen në shumë vende. "Përgjegjëse për këtë është një politikë që përqendrohet në stimulimin e konsumit, premton rritje të vazhdueshme dhe e ndan ekonomikisht botën në fitues dhe humbës," tha Ellen Ehmke, eksperte për pabarazinë sociale pranë Oxfam Gjermani. "Më të varfrit paguajnë çmimin për konsumin e tepruar të një pakice të pasur."

Në Gjermani, sipas Oxfamit, 8.3 milion vetë, ose dhjetë përqind e popullsisë që janë më të pasurit janë përgjegjës për 26 përqind të emetimeve gjermane të CO2 në periudhën e shqyrtuar. Kurse 41.5 milion vetë, që janë pjesa e varfër dhe dërmuese e popullsisë gjermane, konsumoi pak më shumë se 29 përqind.
Oxfam bëri thirrje që të pasurit të ulin konsumin e tyre të CO2, të investojnë më shumë në infrastrukturën publike dhe ta ristrukturojnë ekonominë në mënyrë që të mos dëmtojë klimën.

Image

Shkatar kryesor që dëmton luftën kundër ndryshimit të klimës është trafiku, veçanërisht trafiku ajror. Oxfam-i kritikon veçanërisht përdorimin e makinave fuoristrada nëpër qytete, të cilat janë shkaktarët e dytë më të mëdhej të dëmtimeve klimatike në periudhën midis viteve 2010 dhe 2018. 
"Ne duhet t'i zgjidhim bashkarisht krizën e klimës dhe të pabarazisë sociale", tha Ehmke. Konsumi i tepërt i CO2 nga më të pasurit bie në kurriz të të gjithëve dhe duhet të kufizohet. "Taksat më të larta për makinat fuoristrada që dëmtojnë klimën dhe kufizimi i fluturimeve të shpeshta do të ishin një hap i parë." - tha ekspertja./DW

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat