Refuzoi të bartë maskë, gruaja nga Ohio prangoset nga policia në stadiumin e futbollit

Bota

Refuzoi të bartë maskë, gruaja nga Ohio prangoset nga policia në stadiumin e futbollit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:38
foto nga vendi ngjarjes

Guvernatori i Ohios ka reaguar pas një incidenti, që ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli në një shkollë të mesme.

Videoja e cila është shpërndarë në masë të madhe në rrjete sociale, shfaq momentin kur zyrtari policor “orvatet” me një grua e cila refuzon të mbajë maskë dhe të largohet nga fusha.

Të nesërmen menaxhmenti i shkollës ka njoftuar se janë kërcënuar, e guvernatori Mike Dewine u ka bërë thirrje qytetarët të respektojnë forcat e rendit dhe masat anti-COVID-19.

Në video shihet gruaja e cila godet me elektroshok nga polici i cili i ishte afruar, derisa ajo po qëndronte e ulur dhe po shikonte ndeshjen e futbollit në Logan të Ohios.

Ajo është nxjerr nga stadiumi e prangosur, pasi kishte refuzuar të largohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat