Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë

Bota

Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 07:34
Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë

Mediat azerbajxhane kanë publikuar një moment nga konflikti me forcat armene, në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.

Në video shihet një depo municioni që i përkiste ushtrisë armene duke u shkatërruar.

Kjo sipas medias, u konfirmua nga Shërbimi Shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Shpërthimet shihen qartë në video.

Pas thellimit të konfliktit, Azerbajxhani sot shpalli gjendjen e luftës në vend, dhe bëri thirrje për mobilizim ushtarak.

Përleshjet kufitare shpërthyen më herët të dielën pasi forcat armene synuan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake. Numri i viktimave nuk dihet ende.

Armenia ka provuar përsëri se është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë të mëparshme, duke shtuar se Turqia do të qëndrojë me Azerbajxhanin me të gjitha mjetet.

Marrëdhëniet midis dy ish kombeve Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, ose rajonin e Nago-Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE – bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SH.B.A. – u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat