Kërcënimi për të evakuar diplomatët amerikanë nga Iraku rrit frikën e luftës

Bota

Kërcënimi për të evakuar diplomatët amerikanë nga Iraku rrit frikën e luftës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 21:26
Mike Pompeo

Uashingtoni po bën përgatitjen për të tërhequr diplomatët nga Iraku pas paralajmërimit se Bagdadi mund ta mbyllë ambasadën, thanë dy zyrtar irakian dhe dy diplomat perëndimorë, që cilësohet një hap nga irakianët që mund ta kthejnë në një zonë lufte vendin e tyre.

Çdo lëvizje nga SHBA do të reduktojë prezencën diplomatike në vendin ku ka deri në 5000 trupa do të shihëj gjerësisht në rajon si një përshkallëzim në konfrontimet me Irakun, të cilin Uashingtoni e fajëson për sulme raketa dhe bomba.

Kjo nga ana tjetër do të hapte mundësine e një aksioni ushtarak, diçka që do të ndodhte pak javë përa zgjedhjeve ku Presidenti Donald Trump po një fushatë të ashpër ndaj Teheranit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka kërcënuar se do ta mbyllë ambasadën gjatë një telefonate me presidentin Barham Salih gjatë javës së kaluar shprehen burimet shtetërore irakiane.

Nga e diela, Uashingtoni ka filluar përgatitjet për të tërhequr trupin diplomatic, nëse ky vendim do të merret thonë këto burime dhe 2 diplomatët perendimorë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat