E vlerësoi negativisht një hotel në Tajlandë, amerikani mund të dënohet me dy vjet burgim

Bota

E vlerësoi negativisht një hotel në Tajlandë, amerikani mund të dënohet me dy vjet burgim

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara mund të dënohet me dy vjet burgim pasi shkroi një vlerësim negativ për një hotel në Tajlandë në të cilin kishte qëndruar.

Ai u padit nga një qendër pushimi në bazë të ligjeve të rrepta të vendit aziatik kundër shpifjes, shkruan BBC.

Wesley Barnes, i cili punon në Tajlandë, i shkroi disa vlerësime në platforma të ndryshme duke e akuzuar hotelin për skllavëri moderne.

Megjithatë, hoteli “The Sea View Resort” tha se kritika e ashpër nga ish-mysafiri është e pavërtetë dhe e ka dëmtuar reputacionin e qendrës së pushimit.

“Pronari dorëzoi një ankesë që i pandehuri ka postuar vlerësime të padrejta për hotelin e tij në faqen TrupAdvisor”, tha policia tajlandeze për agjencinë AFP.

Incidenti, i cili ndodhi në ishullin Chang më herët këtë vit, kishte ardhur pas një grindjeje pasi amerikani kishte dashur ta sillte shishen e vet të alkoolit përderisa po hante ushqim në restorantin e hotelit.

Amerikani u ndalua nga policia, u mbajt për disa ditë në burg e më pas u lirua me dorëzani. Nëse shpallet fajtor për shkeljen e ligjit kundër shpifjes, ai mund të dënohet me më së shumti dy vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat