Navalny fajëson Putinin për helmimin e tij

Bota

Navalny fajëson Putinin për helmimin e tij

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:33
Alexey Navalny

Lideri opozitar rus Alexey Navalny, ka thënë se presidenti Vladimir Putin është përgjegjës për helmimin e tij.

Ai ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel ku edhe ka hedhur akuzat ndaj kreut të shtetit rus .

“ Unë pohoj se Putini qëndron pas këtij akti, dhe nuk shoh tjetër shpjegim”, tha ai.

Gjermania ishte vendi ku Navalny ka qenë i hospitalizuar, pasi u helmua me agjentin nervor Novichok, helmim ky që ishte konfirmuar pas analizave të bëra në laboratorët në Francë dhe Suedi.

Kremlini vazhdimisht ka mohuar përfshirjen në këtë rast, dhe nuk ka komentuar asgjë në lidhje me Navalny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat